Botë
AFP: Papa vitin 2016 mund të vizitojë Kosovën
31.12.2015 15:34
Papa Françesku do të vizitojë Kosovën në vitin 2016, raporton Agjencia e lajmeve AFP...

Gjithnjë sipas kësaj agjencie “Vizitat në Kosovë dhe Armeni pritet të shtohen në ditarin e tij, ndërsa Franca dhe Argjentina shihen po ashtu si destinacione të mundshme në 12 muajt e ardhshëm”.
Sipas burimit të njëjtë, Papa, 79 vjeç, ka planifikuar tashmë udhëtime të mëdha në Meksikë në muajin shkurt dhe në Poloni në muajin korrik.
