Maqedoni
Shkarkimi i 5 kryeshefëve të policisë, Çavkov akuzon Spasovin për partizim
31.12.2015 15:42
Zv.minsitri për Punë të Brendshme akuzon ministrin aktual të këtij resori Oliver Spasovski për shkelje të ligjit për avansim në Ministrinë për Punë të Brendshme...

Sipas tij, ministri Spasovski në mënyrë joligjore ka shkarkuar pesë kryeshefa në këtë dikaster dhe në këto vende punë janë avancuar persona të dëgjueshëm nga partia e LSDM-së.
“Pa asnjë procedurë dhe arsyetim, në kundërshtim me ligjin Spasovski demonstroi dhunë politike mbi nëpunësit në Minsitrinë e Punëve të Brendshme dhe në mënyrë joligjore ka shkarkuar 5 kryeshefa.Për këtë, në bazë të ligjit qeveritar kam parashtruar padi në gjykatën adminsitrative për të marrë masa në kohë. Spasovski në mënyrë flagrante shkel ligjin për punë në MPB me të cilën rregullohet sitemi i karrierës. Në mënyrë jotransaprente dhe pa procedurë ligjore Oliver Spasovski ka emëruar pesë kryeshefa të tjere”, shprehet Zv.minsitër i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.
Çavkov kërkon nga gjykata administrative të sjell vendim për masat e ndërmarra për ndalesën e punës së shefave të shkarkuar si dhe aktvendim me të cilën do t’i ndalohet ministrit Spasovski për sistematizim të të punësuarve në mënyrë të paligjshme.
Vendimi i djeshëm i Spasovskit edhe njëherë demontron destruktivitetin e partisë së vet dhe punën joligjore mbi rregulloren e karrierës në MPB, deklaron Çavkov.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHI
