Maqedoni

Mot me diell dhe i ftohtë

01.01.2016 09:02

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare, të cilat pasdite do të rriten. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme...

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 14 deri minus pesë, ndërsa e ditës prej një deri tetë gradë Celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe i ftohtë me vranësira mesatare. Do të fryejë erë e dobët nga drejtime të dryshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus 7, ndërsa e ditës do të arrijë deri pesë gradë.
 
Të shtunën vranësirat do të shtohen dhe temperaturat do të fillojnë të rriten. Nga e diela pason periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme, në viset e ulëta me shi dhe borë, ndërsa në viset më të larta me borë, me intensitet të ndryshueshëm./Mia