Maqedoni

Ivanov do t'i vizitojë forcat e armatosura në kufirin jugor

01.01.2016 09:28

Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov, sot do t'i vizitojë pjesëtarët e ARM-së...

Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov, sot do t'i vizitojë pjesëtarët e ARM-së të cilët janë të sistemuar në kufirin jugor, ku do të jetë i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski.
 
Siç kumtoi Shtatmadhoria e ARM-së, gjatë vizitës, presidenti Ivanov pjesëtarëve të ARM-së të cilët ushtrojnë detyrat gjatë festave vijuese do t'ua urojë Vitin e Ri 2016, me ç'rast është paraparë që me ta të ketë edhe drekë të përbashkët./Mia