Maqedoni
Sivjet do të kemi 13 ditë jopune dhe 3 uikende vazhduese
01.01.2016 11:01
Në vitin e ri 2016 qytetarët do të kenë më pak uikende vazhduese sesa në vitin që e dërguan. Nga gjithsej 13 ditë jopune për të gjithë qytetarët, tre lidhen me uikendin...

Uikendi i parë vazhdues është menjëherë pas pritjes së Vitit të Ri 2016 për shkak se 1 janari është ditë jopune, ndërsa bie të premtën kështuqë qytetarët do të kenë më shumë kohë të kënaqen në festat e vitit të ri.
Më shumë ditë të lira, gjegjësisht tre për të gjithë qytetarët dhe katër për besimtarët ortodoksë do të ketë për më 1 Maj i cili sivjet përputhen me festën e madhe krishtere Pashkët. Kështu, të gjithë qytetarët do të pushojnë më 30 prill (e shtunë), 1 maj (e diel) dhe 2 maj (e hënë), ndërsa besimtarët ortodoksë do ta kenë ditë jopune edhe Të Premten e Madhe, gjegjësisht 29 prillin.
Deri në fund të vitit do të ketë edhe një uikend vazhdues në tetor për Ditën e luftës revolucionare maqedonase e cila bie të dielën, por si festë shtetërore transferohet të hënën.
Uikend vazhdues për besimtarët ortodoksë do të ketë edhe për Ditën e shpirtërave e cila bie të premtën më 17 qershor, ndërsa katolikët do të kenë uikend vazhdues për Pashkët katolike që janë më 28 mars të hënën.
Qytetarët e besimit mysliman do të kenë uikend vazhdues për Kurban Bajramin i cili është në 12 shtator të hënën, ndërsa për romët uikendi vazhdues është më 8 prill kur festohet Dita ndërkombëtare e romëve ndërsa bie të premtën. Pjesëtarët e komunitetit vlleh kanë uikend vazhdues më 23 maj të hënën kur e kremtojnë Ditën kombëtare të vllehëve. Ata atëherë do të kenë katër ditë pushim për shkak se ditë jopune për të gjithë është edhe 24 maji - Dita e iluministëve mbarësllovenë.
Për të gjithë qytetarët në shtet ditë jopune, por jo të lidhura me uikend, janë edhe 7 janari, dita e parë e Krishtlindjeve, kur qytetarët e besimit ortodoksë do të kenë edhe një ditë, gjegjësisht 6 janari Buzmi.
Ditë jopune janë edhe Dita e iluministëve mbarësllovenë 24 Maji, 5 Korriku, dita e parë e Fitër Bajramit, 2 Gushti - Dita e Republikës dhe 11 tetori - Dita e kryengritjes popullore, të cilët biejnë të martën, si dhe 8 Shtatori - Dita e pavarësisë dhe 8 Dhjetori - Dita e Shën Klimentit të Ohreit, të cilët janë të enjten.
Ditë jopune për vitin 2016:
Për gjithë qytetarët e Maqedonisë
- 01 Janari (e premte), Viti i Ri
- 07 Janari (e enjte), Dita e parë e Krishtlindjeve Ortodokse
- 01 Maji (e diel), Dita e punës, gjegjësisht 2 maji (e hënë) është ditë jopune
- 02 Maji (e hënë) – Krishtlindjet ortodokse, dita e dytë sipas kalendarit ortodoks
- 24 Maji ( e martë) – "Shën Cirili dhe Metodi" - Dita e iluministëve mbarësllovenë
- 05 Korriku (e martë), Fitër Bajrami
- 02 Gushti (e martë), Dita e Republikës
- 08 Shtatori (e enjte), Dita e Pavarësisë
- 11 Tetori (e martë), Dita e Kryengritjes popullore
- 23 Tetori (e shtunë), Dita Luftës revolucionare maqedonase
- 08 Dhjetori (e martë), Shën Klimenti i Ohrit
Për qytetarët e përkatësisë fetare ortodokse:
- 06 Janari (e mërkurë), Buzmi, një ditë para Krishtlindjeve
- 19 Janari (e martë), Festa e Ujit të bekuar
- 29 Prilli (e premte), e Premtja e Madhe
- 17 Qershori (e premte), Dita e shpirtërave
- 28 Gushti ( e diel), Festa e Shën Mërisë
Për qytetarët e përkatësisë fetare katolike:
- 28 Marsi ( e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve
- 01 Nëntori (e martë), festa e të gjithë Shenjtorëve
- 25 Dhjetori (e diel), dita e parë e Krishtlindjeve
Për qytetarët e përkatësisë fetare islame:
- 12 Shtatori (e hënë), festa e Kurban Bajramit, dita e parë e Kurban Bajramit
Për pjesëtarët e komunitetit shqiptar
- 22 Nëntori (e martë), Dita e Alfabetit Shqip
Për pjesëtarët e komunitetit serb
- 27 Janari (e mërkurë), festa e “Shën Savës”
Për pjesëtarët e komunitetit rom
- 8 Prilli (e premte), Dita ndërkombëtare e romëve
Për pjesëtarët e komunitetit vlleh
- 23 Maji (e hënë), Dita kombëtare e vllehëve
Për pjesëtarët e komunitetit hebraik
- 12 Tetori (e mërkurë), Jom Kipur, dita e parë e festës së Jon Kipurit
Për pjesëtarët e komunitetit boshnjak
- 28 Shtatori (e mërkurë), Dita ndërkombëtare e boshnjakëve
Për pjesëtarët e komunitetit turk
- 21 Dhjetori (e mërkurë), Dita e arsimit në gjuhën turke./Mia
