Për 24 orë u janë lëshuar vërtetime 3.752 migrantëve

01.01.2016 12:36

Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 3.752 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.516 janë të gjinisë mashkullore, 817 të gjinisë femërore, 1.411 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe 8 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e së drejtës së azilit...

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 1.891,  Irakut - 1.082 dhe Afganistanit - 779.

Në periudhën nga 19 qershori deri mbrëmë janë dhënë vërtetime për gjithsej 388.233 shtetas të huaj, nga të cilët 208.914 janë të gjinisë mashkullore, 65.893 të gjinisë femërore, 95.303 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 18.123 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 216.157 pastaj të Afganistanit - 95.691, Irakut - 54.944, Iranit - 6.231, Pakistanit - 5.416, Palestinës - 2.158, Somalisë - 1.276, Bangladeshit - 1.253, Marokut - 1.317, Kongos - 514, Algjerisë - 453, Libanit - 434, Nigerisë - 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Gjatë 24 orëve të kaluara deri te Sektori për azil nuk është dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri mbrëmë në Sektorin për azil janë parashtruar 86 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna paraprakisht, me ç'rast 56 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, katër kërkesa janë nga shtetas të Palestinës, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit. (mia.mk)