KS i KB-së ka pesë vende-anëtare jo të përhershme
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara prej sot ka pesë anëtarë të reja jo të përhershëm me mandat dyvjeçar...

Vendet-anëtarë të reja jo të përhershme janë Egjipti, Senegali, Japonia, Uruguaji dhe Ukraina. Ato do t'i zëvendësojnë Çadin, Nigerinë, Jordanin, Kilin dhe Lituaninë.
KS-ja ka 15 vende-anëtarë, pesë prej të cilave janë të përhershme - Franca, Britania e Madhe, SHBA,-ja Kina dhe Rusia, ndërsa 10 zgjidhen në periudhë prej dy vjetëve, por çdo vit ndryshojnë pesë shtete.
Anëtaret jo të përhershëm zgjidhen mbi baza rajonale - në vitet teke në KS hyjnë nga një vend i Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut dhe dy nga grupi i shteteve perëndimore, ndërsa në vitet çifte nga dy vende të Afrikës dhe një vend i Azisë, Amerikës së Jugut dhe nga Evropa Lindore. (mia.mk)
