Basketboll
Golden State kthehet te fitorja, “OK” Clippers e Oklahoma
01.01.2016 13:29
Edhe mbrëmjen e ndërrimit të viteve nuk kanë munguar ndeshjet e NBA-së, teksa janë luajtur 6 të tilla...
Rikthehet te suksesi ekipi i Golden State, që mundi 114-110 Houston, duke qenë skuadra e parë që arrin kuotën e 30 fitoreve. Sërish mungoi Stephen Curry, por këtë herë mungesa e tij nuk u ndie shumë, pasi shkëlqeu Klay Thompson, që realizoi 38 pikë. Edhe Harden bëri detyrën për teksanët, duke realizuar 30 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Dyshja Dummond dhe Pope ishin vendimtarë në suksesin e Detroit, 115-90 ndaj Minnesotës, duke realizuar së bashku 45 pikë.
Oklahoma konsolidon pozitat e saj në Konferencën e Perëndimit pas fitores 110-106 ndaj Phoenix, duke korrur suksesin e 23-të sezonal. Lojtari më i mirë në fushë për Thunder ishte Westbrook, autor i 36 pikëve dhe 12 asist, një lider në fushë. Mirë u paraqit edhe Durant me 23 pikë.
Po në Perëndim, fitojnë edhe Clippers, që mundën 95-89 New Orleans, duke korrur suksesin e 23-të sezonal. Reddick realizoi 26 pikë, më i miri në fushë, mbështetur nga Jordan me 11 pikë e 20 rebaund. Fiton edhe Utah Jazz, 109-96 ndaj Portland, falë 27 pikëve të Burke dhe 23 të Hoyward.