Nga e diela borë në vendet më të larta të Maqedonisë

01.01.2016 13:30

Reshje të mëdha të borës dhe formim i shtresës së borës pritet në pjesën më të mëdha të vendit nga e diela...

DPHM informon se nga e diela rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e një serie nga valët e lagështa ajrore, të cilat do të shkaktojnë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, ndërsa në vendet më të larta dhe në male borë. Reshjet do të jenë me intensitet të ndryshueshëm.

Nga fundi i ditës në disa vende reshjet do të kalojnë në shi, ndërsa intensiteti gradualisht do të ulet.

Reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut do të ketë edhe nëditët në vijim, por me intensitet të ndryshueshëm. (mia.mk)