Shuhet zjarri në hotelin në Dubai
01.01.2016 14:12
Është shuar zjarri, i cili në natën e Vitit të Ri e përfshiu hotelin "Adres" në qendrën e Dubait, deklaroi një pjesëtar i shërbimeve të sigurisë...

Zjarri solli deri në evakuim të të gjithë mysafirëve dhe të punësuarve, si dhe të disa rrokaqiej në rrethinën e hotelit 63-katësh.
Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar, pjesa më e madhe në shtyrjet derisa kanë tentuar të ikin.
Zjarri i filluar në katin e 20-të të hotelit luksoz, para se të zgjerohet drejt kateve më të epërme të anës së jashtme të ndërtesës, që u ndihmua edhe nga erërat e fuqishme.
Shkaqet për zjarrin ende nuk janë bërë të njohura.(mia.mk)
