Maqedoni

Tre foshnje të lindura 1 minutë pas mesntës; viti 2016, vit i begatshëm

01.01.2016 14:30

Tre foshnje të lindura në klinikën gjinekologjike në Shkup vetëm 1 minut pas mesnatës, dy të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore...

Një foshnje e gjinisë mashkullore është fëmija i tretë i familjes derisa dy të tjerë mashkull dhe femër janë binjak dhe janë fëmijë të parë të çiftit. Ministri i shëndetësisi Nikolla Todorov dhe Krzetari I qytetit të Shkupit vizituan foshnjet e para të lindura 1 minutë pas mesnatës. 
 
“Të jetë një vit I lumtur dhe I bëgatë për të gjithë ne, për gjithë vendin për gjithë qytetarët. Ky vit filloi me 3 foshnje 2 binjak dhe me 1 fëmijë i cili është i treti me rradhe në këtë familje ne shohim se ky vit do të jetë i begatshëm”, shprehet ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.
 
Ndërsa qyteti i Shkupit ju ka ndarë nga  20 mijë denarë foshnjave të para të lindura 1 minutë pasmesnatës. 
 
“Shihet qartë se ky vitë do të jetë i begatshëm në minutën e parë kemi 3 foshnje dhe shpresojmë që në vitin 2016 do të ketë më shumë foshnje të lindura  në krahasim nga viti i kaluar”, shprehet kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. 
 
Aleksandra Andanova nëna e binajkëve shprehet se këtë momentë e ka pritur plot 8 vite. 
 
“Ndjehem e emocionuar dhe e lumtur. Ndjenja është e mrekullueshme. Kjo është shtatëzania ime e pare me in vitro, të cilën 8 vite e kam pritur”, shprehet nëna e binjakëve Aleksandra Andova. 
 
Ndërsa drejtoresha e klinikës gjinekologjike theksoi se vitin 2015  kanë lindur 6000 foshnje.
 
REJHANE BUSHI-METAJ