Maqedoni
Gjatë natës së vitit të ri 30 persona janë pranuar në toksikologji, më e reja 14 vjeçe
01.01.2016 14:37
30 persona janë pranuar gjatë natës së Vitit të Ri në Klinikën për Toksikologji nën ndikimin e alkoolit...

60 përqind prej tyre janë meshkuj ndërsa 40 përqind femra .Nën moshën 18 vjecare kanë qenë gjashtë persona ,prej të cilëve më e reja ishte 14 vjece,thonë nga Klinika për Toksikologji, duke shtuar se të gjithë personat e pranuar përfunduan mirë dhe janë lëshuar në shtëpi.
“Kryesisht bëhej fjalë për intoksime me alkool, ndërsa tre raste kanë qenë me marihuanë dhe me substanca psikotrope siç janë ekstazat dhe tableta tjera të ndryshme”, shprehet drejtori i Klinikës, Nestor Popovski.
Drejtoresha e Klinikës për sëmundje kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit" Jasmina Çabukovska informon se gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 97 pacientë, prej të cilëve në orët e pasdites dhe mbrëmjes janë kontrolluar 43, gjashtë janë lënduar në komunikacion, gjashtë janë lënduar në rrahje, ndërsa të tjerët janë lënduar gjatë rrëzimit në teren të rrëshqitshëm ose në shtëpi dhe jane me dhimbje barku.
“Prej tyre janë hospitalizuar tre, një paciente është nga komunikacioni e pranuar në Repartin për traumatologji me lëndime në kokë, ndërsa rasti i dytë është rast i pacientes së lënduar gjatë rrëzimit në shtëpi me frakturë në ashtin e kofshës dhe një pacient është me ulçere në zorrën dymbëdhjetëgishtore, i cili nuk është pjesë e festimit të Vitit të Ri, por është operuar pak para mesnate”, shprehet drejtoresha e Klinikës për sëmundje kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit”, Jasmina Çabukovska.
“Gjatë natës së Vitit të Ri kishte gjithsej 62 intervenime, nga të cilat tetë transporte të intoksinave alkoolike dhe një minoren. Në orët e hershme të mëngjesit kishte aksident me lëndim të njërit nga udhëtarët, i cili është transportuar në Qendrën urgjente. Në tetë pikat kujdestare 135 qytetarët janë drejtuar për mbrojtje shëndetësore, 145 intervenime janë realizuar në pikat kujdestare. Nga këta 135 persona, tre persona kanë qenë me intoksina alkoolike, prej të cilëve një person ka qenë minoren”, shprehet Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, Shkup, Tatjana Baevska Vuçkoviq.
Ndërkohë, nga Qendra urgjente kirurgjike pranë Klinikës universitare për traumatologji, ortopedi, reanimacion dhe mjekim intensiv informuan se gjatë natës së Vitit të Ri janë pranuar 63 pacientë, prej të cilëve 12 janë lënduar në aksident trafiku, ndërsa gjashtë në rrahje.
Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile të përgjithshme.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
