Rashica zbulim i edicionit! Çfarë bënë yjet tjerë shqiptar?
Ka qenë një vit interesant për shqiptarët në ligat më të forta europiane, si në Gjermani, Angli, Francë, Holandë, Itali etj...

Shumë futbollistë shqiptar treguan cilësitë të tyre, por pati edhe prej atyre që dëshpëruar. Pa dyshim se duhet veçuar si shpërthim i vitit Milot Rashica. Ai me plotë kuptimin e fjalës ka shkëlqyer në Kampionatin e Holandës.
Talenti i madh shqiptar nga Kosova e Vushtrrisë kishte shtegtuar në klubin e Vitesses, por pa i shkuar askujt në mendje se ky djalosh do të jetë shpërthimi i vitit në futbollin holandez dhe në një ligë të fortë ku garojnë ekipe të njohura, si PSV, Ajax-i, Fejenord, AZ Alkmaar. Rashica ka qenë lojtar i shkathët, i shpejt deri në pikën e fundit, duke realizuar gjashtë gola në stinorin vjeshtor për ekipin e tij.
Me 18 dhjetor bëri mrekullinë, kur shënoi dy gola dhe asistoi një herë, duke e ndihmuar ekipin e tij në fitoren e thellë (5:1) kundër Twentes. Mesfushori nga Vushtrria që nuk ka më shumë se 19 vjet, bie në sy të shumë menaxherëve dhe vazhdimisht i thurën elozhe edhe nga mediat holandeze. Kulminacioni i tij kur u vlerësua si top 5 zbulim i edicionit. Ai ishte zgjedhur njëri ndër top-5 zbulimet më të mëdha të kampionatit holandez në gjysmëstinorin e parë të edicionit 2015/16, kështu shkruante “Voetbalprimeur.nl”.
Adnan Januzaj shkojë më shumë bujë në ekipin e njohur gjerman, Dortmundi. Manchester Utd e huazojë te ekipi verdhezinjtë dhe një numër i madh shpresonte se talenti shqiptar do të ketë më shumë hapësirë. Dukej fillimisht se do t’i ecë mirë puna në ekipin e Dortmundit, por kështu nuk doli, sepse hasi në konkurrencë të fortë dhe në shumicën e ndeshjeve që në bankë herë edhe as në 18-she. Januzaj nuk u tregua ashtu siç pritej dhe disa herë ishte në thumb të kritikave.
Xherdan Shaqiri pati një lojë të jashtëzakonshme kundër Evertonit, kur shënoi dy gola në fitoren me rezultat 4:3. Kjo ndeshje u luajt me 28 dhjetor dhe Shaqiri shkëlqeu në stadium të Evertonit, shënoi edhe golat e parë në Premier League.
Ai shkëlqeu edhe ndaj Manchester Cityt dhe kishte asistuar në dy gola për fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:0, kur edhe ishte shpall lojtar i ndeshjes. Shaqiri ishte treguar shumë i mirë edhe në fitoren me rezultat minimal 1:0 kundër Chelseat.
Shaqiri u veçua në takimet e mëdha dhe i dha edhe shpirt lojës së ekipit të tij.
Në Premier League ishin edhe dy futbollistë të tjerë të Kosovës dhe që luajnë për Watfordin.
Është fjala për Valon Behramin dhe Almen Abdin. Behrami u ballafaqua me lëndime por duhet veçuar edhe në asistimin fenomenal të tij në golin e tretë, kur e deklasuan me 3:0 Liveropoolin.
Një vit që duhet kujtohet gjatë edhe për mesfushorin ofensivë shqiptar, Granit Xhakën. Ai njihet me temperamentin e tij, por edhe me shpirtin e madh. Ai fitoi besimin e ekipit dhe u bë kapiten.
Karakteristikë ka qenë që skuadra tij Monchengladbach. Xhaka shënoi tre gola në vjeshtë, por edhe tri herë u ndëshkua me karton të kuq. Ai së fundi u ndëshkua me karton të kuq në takim me Dartmstadtin, kur ekipi i tij fitoi 3:2.
Xhaka pa dyshim është edhe alfa dhe omega e skuadrës së tij. Ai në shumë ndeshje ka qenë edhe motor i ekipit. Admir Mehmedi ka pasur paraqitje të mira me Bayer Leverkusenin , i cili shënoi dy gola në Bundesliga I dhe katër në Champions League. Xhaka dhe Mehmedi me ekipet e tyre nuk kaluan në të tetën e finales në Champions, por tashmë garojnë në Europa League.
Monchengladbach zuri vendin e katërt me 29 pikë dy më tepër se Leverkuseni që është një pozitë më poshtë në pjesën vjeshtore. Edhe një fakt tjetër, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili, janë më të merituarit që kombëtarja e Zvicrës u kualifikua në Euro 2016.
Në Francë, Lorik Cana e Ermir Lenjani patën paraqitje të mira për Nantesin, sikurse edhe në Itali: Blerim Xhemaili me Genoan, Etrit Berisha për Lazion, por më shumë në garat e Europa League, u shqua edhe mbrojtësi Elseid Hysaj me Napolin e Përparim Hetemaj me Chievon.
