Maqedoni

Qytetarët në ditën e parë të 2016-ës frymojnë lirshëm

01.01.2016 16:02

Shumica e qytetarët e Tetovës ndërrimin e motmoteve në krahasim me vitetet e kaluara e kanë pritur në gjirin familjar...

Por Tetova këtë vit e ka filluar me më pakë ajër të ndotur se vitet tjera pasi kombinati Jugohrohm ka ndalur së punuar që sot,dhe nga oxhaqet e tyre nuk shohim tym të helmuar që drejtpërsëdrejti ndikonte në ndotjen e ajrit në Tetovë.
 
Festimet e natës së mbrëmshme kanë rezultuar me katër lëndime të lehta nga fishek zjarret.
 
“Mbrëmë mos ishin edhe ato katër lëndime që ishin sipërfaqësore nga fishek zjarret pra shumë sipërfaqësore tjera lëndime nuk ka dhe është karakteristike se nuk kemi asnjë rast të dehur që është paraqitur”, shprehet drejtori i Spitalit klinik në Tetovë, Florin Besimi.
 
Mbrëmë pas mesnate Në klinikën e Tetovës  kanë lindur edhe dy foshnje të gjinisë femërore Poema dhe Andrra të cilat mëngjesin e sotëm u vizituan nga Kryetarja e komunës se Tetovës Teuta Arifi.
 
“Normalisht në fillim të vitit ajo që më jep kënaqësinë më të madhe është vizita pikërisht në repartin e gjinekologjisë për ta takuar nënën që ka sjell në jetë fëmijën e parë, në këtë rast një fëmijë vajzë që quhet Poema dhe që normalisht është një gëzim për të gjithë ne sepse fëmijët janë ata që na tregojnë se jeta ka vazhdimësi”, shprehet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
“Gjithçka kaloi shumë mirë, gjithçka ka qenë në rregull”, shprehet e ëma Vjollcka Skenderi.
 
Ndërkohë në gjendje gatishmëri mbrëmë kanë qen edhe zjarrfikësit dhe sektori i punëve të brendshme i Tetovës të cilët kujdeseshin që nata e ndërrimeve të mot moteve të kaloj e qetë dhe pa ndonjë incident eventual.
 
VISAR SADIKI