Koncerti i Vienes: Milona njerëz mahniten nga tingujt magjik
Tradicionalisht edhe kët vit Sot më 1janar festuam së bashku Vitin e ri 2016, nën tingujt magjikë e Koncertit të Vitit të ri...

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në 90 shtete të botës nën dirigjimin E MARISS JANSONS (xhensëns), u interpretua për ju magjia e familjes Shtraus dhe e kompozitorëve të tjerë të mëdhenj ROBERT STOLZ, CARL MICHAEL ZIEHRER, ÈMILE VALD-TEUFEL, JOSEF HELLMESBERGER.
Nën interpretimin e muzikantëve të mrekullueshëm të filharmonisë së Vjenës dhe trupës profesioniste të baletit, me pamjet e mrekullueshme të vendeve më të bukura të Austrisë, sollën për ju si një kartolinë urimi për një vit të mbarë.
I kthyer për here të tretë Maestro Xhensëns me interpretimin e tij të kësaj ngjarje më të madhe në mbarë botën e muzikës klasike, ngjarje e cila ka bërë që miliona njerëz çdo vit përmes radios dhe televizionit të kënaqen në tingujt magjik të Programit të Vjenës.
Filharmonia tradicionale e Vitit të Ri ka ekspozuar kulturën Vieneze muzikore në nivelin më të lartë, dhe që nga transmetimi televiziv i parë në vitin 1959, i dërgoi botës përshëndetjen për Vitin e Ri në frymën e shpresës, miqësisë dhe paqes.
Më 1 janar 2016, në orën 11:15 minuta, drejtpërdrejt nga salla MUZIKVEREN në Vjenë, ekskluzivisht në TVM 2 dhe TVM 2 SAT, sollëm për ju muzikën klasike më të bukur të të gjitha shekujve për ta filluar mbarë vitin e ri me TVM 2, ekranin e eventeve të mëdha.
ARDITA IMERI
