Botë

Viti i ri në Tiranë dhe Prishtinë festohet në atmosferë impozante

01.01.2016 16:39

Ardhja e vitit 2016 është festuar me koncerte dhe fishekzjarre të shumta edhe në sheshet kryesore të kryeqyteteve shqiptare, Tiranës dhe Prishtinës...

Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë ka qenë vendtubim i mijëra personave të cilët ishin mbledhur për të ndjekur koncertin në të cilën kanë performuar disa nga emrat e muzikës moderne shqiptare.
 
Ata nga afër paten rastin të përjetojnë atmoferën impozante të krijuar nga spektakli i fishekzjarreve.
 
Ndërimin e motmoteve e kanë uruar krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ndërsa nga të dhënat paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar mësohet se nuk ka patur incidente gjatë festimeve për pritjen e Vitit të Ri 2016.
 
Edhe prishtinasit momentin e ndërimit të viteve e kanë festuar në sheshin kryesor të Prishtinës me koncert muzkikor dhe me atmosferë të shoqëruar nga hedhja e fishekzjarreve. 
 
Në Kosovë 17 perosna janë lënduar nga mjetet piroteknike. Viti I ri përveç se në sheshe është festuar edhe nëpër kafiteri, restorante apo edhe nëpër klube të ndryshme të natës.
 
ERSAN PAJAZITI