EKONOMIA GLOBALE

Legard: 2016 me ekonomi zhgënjyese

01.01.2016 16:46

Gjatë vitit 2016 rritja ekonomike nuk do të jetë pemtuese mandje ajo do të jetë zhgënjyese vlerson drejtoresha e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë Kristin Lagard...

Ndikimin më të madh në zhvillimet ekonomike globale do të ketë rritja e shkallës së interest dhe ngadalsimi i disa ekonomive thotë Lagard për  gazetën gjermane “Handelsblat”.
 
Sipas saj rënia e çmimeve të metaleve dhe lëndëve të para do tu shkaktojë problem shumë shteteve  ndërsa e gjith kjo do të ndikojë në dobsimin e këmbimnit tregtarë në botë.
 
“Krejt kjo do të thotë se rritja globale do të jetë zhgënjyese dhe e pabarabartë në vitin 2016. Perspektiva afatshkurte gjithashtu ishte dobsuar për shkak të produktivetetit të ulët plajkjes së popullsisë dhe për shkak të efekteve nga e kriza finansiare ndërkombëtare”, shprehet drejtoresha e FMN-së, Kristin Legard.
 
Legard ka nënvizuar se rreziku i tregjeve në zhvillim do të rritet ndërsa sektori finansiar shumë vendeve edhe më tej do të jetë i dobët.
 
Ndërkohë vitin e kaluar Fondi Monetarë Ndërkombëtarë prognozoi se ekonomia ndërkombëtare gjatë vitit 2016 do të mund të ketë një rritje prej 3,6 %.
 
NAIM RAMADANI