Maqedoni

Një qytetar i Ohrit viktimë e një rahjeje, janë arrestuar tre shtetas serbë

01.01.2016 17:18

Njëzet e shtatë vjeçari Dimitar. M nga Ohri është personi, trupi i pajetë i të cilit sot herët në mëngjes është gjetur para një objekti hotelierik në qendrën e Ohrit...

Siç njoftoi Sektori për punë të brendshme nga Ohri, Dimitar.M e humbi jetën gjatë prishjes së rendit publik dhe qetësisë që mbrëmë ndodhi në kafe barin "Tabana" në rrugën "Car Samoil" në Ohër. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, pasi paraprakisht është sulmuar fizikisht nga një shtetas i Republikës së Serbisë, i cili, tashmë të vdekurit në trotuarin e rrugës para hyrjes në kafene i ka shkaktuar disa goditje me duar dhe këmbë në kokë dhe trup.
 
Me qëllim të zbardhjes së tërësishme të këtij rasti, SPB Ohër e siguroi vendin e ngjarjes dhe në bashkëveprim dhe prezencë të Prokurorit publik është kryer ekspertizë dhe janë siguruar prova materiale.
 
Në vijim janë veprimet hetuese njohje që në SPB Ohër kryhen në bashkëveprim dhe koordinim me Prokurorin publik. Paraprakisht janë ndërmarrë masa për anketimin e dëshmitarëve okularë dhe të punësuarave në objektin hotelierik. Me urdhër të Prokurorit publik, sot është kryer autopsi mbi trupin e të vdekurit./mia