Përballja me migrantët, Ivanov dhe Jolevski vizitojnë kufirin jugor

01.01.2016 18:41

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov bashkë me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski mëngjesin e një janarit ishin në vizitë të ushtarëve në kufirin jugor me Greqinë....

Presidenti u informua për aktivitet që ndërmer ushtria në bashkëpunim me policinë në përballjen me krizën me migrantët. Gjëndja gjatë ditës atje ishte e qetë. Kalonin migrantët të cilët përmbushnin kushtet për të vazhduar rrugëtimin drejt Eurpoës.

“U vërtetova në profesionalizmin e armatës tonë, në mundësitë e tyre që të përballen me gjitha sfidat dhe në vendngjarje të shoh se si i përmbushin detyrat. Nga oficeri kompetent u informova për gjithçka që kanë ndërmarë bashkë me policinë dhe se në periudhën e shkuar janë ndërprerë shumë kalime ilegale. Është mirë që është formuar shtab i përbashkët operativ në Gjevgjeli ku të gjitha subjektet e përfshira në krizën me migrantët do të mund që të shkëmbejnë të dhënat dhe të informohen ndërmjet veti për zhvillimet në kufirin jugor” – tha presidenti, Gjorge Ivanov.

 

Siguria Kufitare, ministri Spasovski vizitë policisë në Deve Bair

Ndërkohë që ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski vizitoi vendakalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë. Spasovski tha se sikurse vitin e shkuar, organet e sigurisë pritet të kenë angazhime të shtuara si pasojë e krizës me migrantët.

Aktivitet që duhet ndërmarë sipas ministrit të brendshëm Spasovski nuk duhet të jenë vetëm në drejtim të mbikqyrjes së situatës por edhe parandalimit të të gjitha formave të krimit ndërkufitar.

Vizita e funksionarëve shtetëror është pjesë e vizitave tradicionale që u bëhen pjesëtarëve të armatës dhe organeve të rendit më një janar. (Meral Ismaili, TVM2)