Botë

Një person ka humbur jetën, 66 janë lënduar në një aksident zinxhiror në Gjermani

01.01.2016 20:18

Të paktën një person kanë humbur jetën, ndërsa 66 janë lënduar në një aksident zinxhiror në qytetin Poderborn në krahinën Rajna Veriore Vestfali...

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s, në incident kanë marrë pjesë gjithsej 24 automjete që janë përplasur në rrugën federale numër 33, me ç'rast ka humbur jetën një shofer 79 vjeçar.
 
Sipas policisë lokale shkak për fatkeqësinë është paraqitja e mjegullës së dendur, e cila ka shkaktuar "zero shikueshmëri" pas së cilës ka ardhur deri në përplasjen e 24 automjeteve./mia