Botë
Akuza për shkelje të armëpushimit në Ukrainë
01.01.2016 21:42
Ushtria ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit gjatë festave të fundvitit...

Ushtria ukrainase ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit, pozicionet e ushtrisëjanë sulmuar njëzetedy herë, duke përfshirë edhe sulmet me mortaja e granata-hedhës.
Në mesin e forcave ukrainase, sipas ushtrisë, nuk ka pasur viktima.
Separatistët ndërkaq kanë njoftuar se një pjesëtar i tyre është vrarë ngase siç kanë thë thënë ata, ushtria e ka bombarduar aeroportin e Donetskut dhe fshatin Kominterenovo..
Separatistët thanë se gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ka sulmuar njëmbëdhjetë herë.
Separartistët thanë se ushtria ukrainase e ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, ngase sipas tyre, i kanë sulmuar edhe zonat e banimit, me ç’rast janë dëmtuar disa shtëpi.
Kievi dhe separatistët e kanë arritur marrëveshjen e armëpushimit për festa gjatë fundvitit dhe ajo ka hyrë në fuqi mbrëmjen e 22 dhjetorit./evropaelire
