Shkup, transport falas për studentët
02.01.2016 12:32
Të gjithë studentët e rregullt në universitetet shtetërore të vendit do të mund të shfrytëzojnë transport publik falas në të gjitha linjat...

Për këtë qëllim do të marrin kartelë nga ndërmarrjet publike transportuese. Nga ky vit starton edhe projekti "e mërkura e nxënësve të shkollave të mesme", i cili parashikon, që të gjithë nxënësve në vend çdo të mërkurë t'u sigurohen bileta falas për transportin hekurudhor, teleferikun në Vodno, për në kinema dhe në teatër.
Dy projektet u paralajmëruan nga kryeministri Gruevski më 7 dhjetor.
