Indi, përleshje e armatosur në një bazë ushtarake

02.01.2016 13:33

Trupat e Indisë kanë vrarë katër persona të armatosur, të cilët kanë hyrë në një bazë ushtarake indiane, pranë kufirit me Pakistanin, dhe kanë shkëmbyer zjarr me forcat e sigurisë...

Poashtu së paku dy ushtarë indianë janë vrarë gjat përleshjes së armatosur. Incidenti në bazën Pathankot vjen pak ditë pasi udhëheqësit e Indisë dhe Pakistanit, Narendra Modi dhe Nawaz Sharif, janë takuar pa paralajmërim në Lahore për të nisur një iniciativë për paqe.

Baza Pathankot ndodhet në një autostradë kryesore që çon në Kashmir, pjesën që administrohet nga India. Disa zyrtarë indianë të sigurisë thonë se grupi militant islamik Jaish-e-Mohammed qëndron prapa sulmit të sotëm.

India thotë se ky grup mbështetet nga Pakistani, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga Islamabadi.