Leja për Vozitje, autoshkollat kundërshtojnë ndryshimet ligjore
Nga 8 janari i vitit 2016 parashihen ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacion rrugorë, i cili ka të bëj më auto shkollat dhë kandidatët për marrjen e patentë së shoferit...

Këto ndryshime parashohin çdo veturë të ketë kamerë dyanëshe për të inçizuar marshutën dhe prezencën e kandidatit dhe instruktorit në veturë, si dhe te ket te kyçyr kamerë ne hapsiren ku zhvillohet pjesa teorike e mesimit.
Për ata te cilët do te veprojne në kundërshtim me ligjin parashihen gjoba deri ne 4000 euro.
Por në lidhje me këto ndryshime të ligjit ankohen autoshkollat. Ato thonë se kjo praktikë nuk është as në shtetet e BE-së, ndërsa me këto ndryshime cenohet privatësia.
“Ndryshimet e ligjit nuk janë në favor të autoshkollave dhe në favor të instruktorëve dhe të kandidatëve. Por ligjdhënësi e ka paraparë pas rregullores dhe presim prej 8 janarit që të fillon të zbatohet rregulloreja e re. Cenohet diskrecioni I kandidartëve kemi reaglime prej palëve, kandidatëve tone” – tha pronari i autoshkollës “AR-DI”, Nexhmedin Fazliu.
Në lidhje me këto ndryshime ankesë ka paraqitur shoqata e autoshkollave te Republikes se Maqedonise dhe instruktoreve deri tek Gjykata Kushtetuese. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
