Dëbora po vjen
Pamjet e qytetit pa dëborë dhe diell do të keni mundësi t’i shihni edhe pak kohë, pasi që së shpejti ato priten të mbulohen nga dëbora të cilin sinoptikanët e paralajmërojnë edhe në kryqender...

Rreshjet e para të dëborës në Shkup priten të fillojnë në orët e para të mëngjesit.
Sipas paralajmërimeve këto rreshje në kryqendër do të jenë me intezitet të ulët dhe nuk do të zgjasin shumë.
Rreshje të rëmbyeshme të dëborës ata parashikohen vetëm në viset malore dhe në pjesët perëndimore të vendit.
Nesër, temperaturët e ditës në mbarë vendin do të lëvizin prej minus 1 deri më 4 gradë celsius, ndërsa në Shkup do të jetë 2 gradë celsius.
“Gjatë kësaj mbrëmje dhe orët e para të mëngjesit pritet të ketë rritje të vranësirave dhe rreshje të dëborës. Rreshje të rëmbyshme më së shumti priten në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa në vendet e tjera më pak. Në Shkup rreshjet e dëborës do të jenë me intezitet të ulët. Sipas paralajmërimeve shtresa e dëborës në viset malore do të arijë deri më 20 cantimetra” - tha sinoptikanja, Dushanka Tanushevska.
Qytetarët e anketuar të TVM-2 me padurim e presim dëborën e parë të paralajmëruar nga meterologët.
Ata vlersojnë se gjatë nderimit të motemoteve nuk ka pas shumë eufori dhe gëzim si vitet e kaluara sepse këtë vit ka munguar dëbora në vend. "Sigurisht se mungon debora më mirë do ishte nëse kishte dëborë,mirëpo shpresojë se ndoshta nesër sipas paralajmërimeve do të ketë dëborë. Inshallah gëzohemi të gjithë”
"Në përgjethësi dëbora duhet të ketë, i nevojitet tokës, i parandalon viruse dhe sëmundjet “
"Në Gostivarë akoma nuk ka dëborë dhe mund tju themë se më mungon dëbora këtë vit” – u shprehën disa qytetarë të anketuar nga TVM2.
Përmirësim të kohës me diell dhe temperatura të nxehta sinoptikanët paralajmërojnë prej ditënë e hënë. (Rexhep Qamili, TVM2)
