Më një janar në Shqipëri janë regjistruar shtatë viktima

02.01.2016 15:02

Në ditën e parë të Vitit të në Shqipëri u shënuan disa krime dhe aksidente që kanë lënë si pasojë shtatë viktima...

Siç njofoti korrespondenti i MIA-s nga Tirana, nga aksidentet u shënuan pesë viktima në aksidente të trafikut  prej të cilëve edhe katër të lënduar.

Data 1 janar shënoi edhe krim në familje, teksa në Sarandë burri vrau gruan dhe më pas veten.

Pasditen e 31 dhjetorit një çift humbi jetën në autostradën Lushnje-Fier pasi makina e tyre doli nga rruga në afërsi të fshatit Vajkan. Për pasojë 30- vjeçari, Elvis Pirra së bashku me te fejuarën 27- vjeçare humbën jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtesia e lartë.

Dy viktimat të tjera u shënuan në ndërrimin e viteve në aksin Pogradec Qafë-Thanë dhe Lushnje-Berat.

Ndërsa një 17- vjeçar humbi jetën në Fier, Shegan të Lushnjës nga humbja e kontrollit të motoçikletës.

Në aksin Shkodër - Velipojë një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal, ku si rrjedhojë 3 u plagosën dhe një i ri u transportua në spital në gjendje të rëndë.

Në Shqipëri mesatarisht në vit në aksidente trafiku jetën e humbin mbi 250 persona. (mia.mk)