Shkodër, vrasje e dyfishtë për shkak të refuzimit të krushqisë

02.01.2016 15:36

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në ora 11.40 në Shkodër, duke i marrë jetën dy vëllezërve...

Vrasja ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura e Drishtit në Postribë të Shkodrës. Viktimat janë Skënder Shkami, 40 vjeç dhe Abdulla Shkami 50 vjeç, banues në Drisht. 

Autori i vrasjes është Esat Dushaj, 37 vjeç. Mësohet se deri te vrasja ka ardhur pasi Dushaj i kishte kërkuar Abdulla Shkamit dorën e vajzës së tij, por ky i fundit nuk kishte pranuar.

Mësohet se 40 vjeçari i vrarë Skënder Shkami kishte ardhur nga Anglia për të kaluar festat e fundvitit me familjen e tij. Sa u përket dy të vrarëve fqinjët thonë se anjëher nuk kanë pasur konflikt me askend.

Këta konflikt nuk kanë pasur asnjëher me as një njeri jo vetëm këtu porn ë tër Shqipërinë, kanë qenë ndër familjet më të mira të rrethit të shkodrës që kanë ndihmuar tër fshatin dhe Postribën.

Por vrasësi Dushaj njihet në zonë si person problematik dhe me precedente penale. (Gyltene Sinani, TVM2)