Holanda merr kryesimin me BE-në, sfidat kryesore migrantët dhe terorizmi
02.01.2016 16:16
Më 1 janar Holanda për të 12 her mori Presidencën e radhës së Bashkimit Europian...

Nuk ka dyshim se në këtë periudhë dy sfidat kryesore janë vala e emigrantëve, dhe kërcnimi nga terrorizmi.
Por pikërisht këto dy çështje, duhet që BE-në ta mbajnë të bashkuar, ka vlerësuar qeveria holandeze në dokumentin parimor të paraqitur lidhur me Presidencën.
Në document thuhet se BE-ja është përpara një testi tepër të vështirë, si Fluksi i emigrantëve, kërcënimi terrorist dhe ndryshimet gjeopolitike në Lindje, të cilat po i krijojnë ngërçe të mëdha Bashkimit Europian, duke nxjerr në pah mes tjerash edhe rrezikun e një fragmentimi të BE-së. (Rexhep Qamili, TVM2)
