INVESTIMET E HUAJA

OEMVP: Pak investime në vendbanimet shqiptare; Neziri: Katër kompani vijnë në Tetovë

02.01.2016 16:25

Viti 2015 ishte vit ku qeveria vazhdimisht promovonte investimet e huaja si mjet për rritjen e punësimeve dhe zhvillimit ekonomik të vendit...

Por, sa është hisja e qytetarëve shqiptar të Maqedonisë në këtë drejtim, mbetet diskutabile.

OEMVP në konferencën e fundvitit fajësoi qeverinë se po luan politikë selective sa i përket investimeve të huaja, sipas tyre zonat re lira ekonomike nëpër vendbanimet shqiptare janë të anashkaluara dhe nuk funksionojnë.

“Duke pasur parasysh se në mbi 20 zona të lira ekonomike në Maqedoni ka mbi 15.000 të punësuar, ndërsa në zonën e Pollogout nuk ka asnjë të punësuar. Kjo paraqet një disfavor në nivel proporcional dhe ky fakt flet për një mospërfshirje të pjesës së Maqedonisë Veri-Perendimore” – deklaroi kryetari i OEMVP-së,  Nebi Hoxha.

Por një qëndrim krejtësisht ndryshe ka ministri i ekonomisë Bekim Neziri. Ai thotë se veçmë 4 kompani kanë nisur ndertimin në zonën ekonomike në Tetovë, duke theksuar kështu edhe kompninë LEAR e cila, sipas tij në maj të vitit 2016 do të ketë mbi 800 të punësuar.

“Momentalisht katër kompani të huaja, veçmë kemi vendime qeveritare ku ka filluar edhe ndërtimi. Një ndër kompanitë më të mëdha, e cila është për tu përmendur është kompania LEAR, e cila funksionon më në bronfilld, 300 punësime veçmë janë bërë dhe punojnë në Gostivar me datën 15 maj është deadline ku do të duhet të ndërtohet ajo fabrikë nga partneri privat” – tha Ministri i Ekonomisë,  Bekim Neziri.    

Ministri Neziri gjithashtu tha se një kompani automobilistike me 300 të punësuar ka filluar me punë në zonën e lirë  ekonomike të Kërçovës, dhe ODW elektrik me 120 të punësuar në zonën e Strugës.

Ai madje, me ndërtimin e edhe 2 zonave të lira ekonomike në Likovë dhe Kumanovë paralajmëron boom ekonomik në vitin 2016 në zonat e lira ekonomike të shqiptarëve.

"Vetëm në këto zona ekonomike të cilat i përmenda presim që në vitin 2016 të kemi mbi 5000 punësime” – deklaroi Ministri i Ekonomisë,  Bekim Neziri.   

Ndërsa për përmbushjen e këtyre zonave të lira, shqiptarët duhet të përgatitin kuadro cilësor, apçelojnë autoritetet. Mbetet të shihet viti 2016 çfarë fati do i përcjell këto zona të lira ekonomike. (Ersan Pajaziti, TVM2)