Nis edicioni i 37-të i relit “Dakar”
02.01.2016 18:27
Tradicionalisaht, në fillim të çdo viti, fillojnë edhe emocionet në relin “Dakar”, që gjatë vitit 2016 do ta ketë edicionin e 37-të...

Gjatë ditës së sotme, gara starton me prezantimin e ngasësve të këtij edicioni, në Buenos Aires të Argjentinës, ndërsa etapa e parë, e gjatë gjithsej 632 kilometra, nga Rosarioi deri në Vila Karlos Paz, në program do të jetë nesër.
Në relin e sivjeme, do të marrin pjesë gjithsej 110 garues me automobila dhe 143 motoçiklista, të cilët në 13 etapa, do të kalojnë gjithsej 9.237 kilometra.
Të kujtojmë që vitin e kaluar, në konkurencë të automobilave, fitues doli Naser Al Atijah nga Katari, ndërsa spanjolli Mark Koma, ishte më I sukseshëm në konkurencën e motorëve.
