Nadal fitues i turneut në Abu Dhabi
Spanjolli Rafael Nadal e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme vitin e ri kalendarik, duke triumfuar në turneun prestigjioz, Abu Dhabi 2016...

Edhe pse jo zyrtar për rangimin e ATP-së dhe vlen vetëm si turne përgatitor para nisjes zyrtare të sezonit, megjithatë, ky trofe është shumë I çmueshëm për spanjollin, I cili regjistroi fitoren e tretë të përgjithshme në edicionin e tetë të turneut që mbahet në Mubadalla.
29 vjeçari, në finalen e sotme, ndaj kanadezit Milosh Raoniç, u mundua vetëm në setin e parë, të cilin e fitoj pas tajbrejkut, ku dominoi plotësisht me 7-2.
Në setin e dytë, u thye rezistenca e Raoniçit dhe gjithçka ishte më e lehtë për Nadalin, që ngadhnjeu me 6-3 në këtë set dhe me 2-0, regjistroi triumfin e tretë në këtë turnir, pas fitoreve vitet 2010 dhe 2011.
Me këtë, Nadal fitoi edhe një shpërblim prej 250.000 dollar amerikan.
Ndërkohë, në meçin për plasman në pozitën e tretë, David Ferrer mundi me 2-1 në sete Stan Vavrinkan.