Espanyol ndal Barcelonen

02.01.2016 18:32

Skuadra e Constantin Galcas, Espanyol, ia ka dalë që të ndal serinë e mirë të Barcelonës, duke e lënë të kthehet në shtëpi me vetëm një pikë nga ky takim...

Barcelona i kishte të gjitha parakushtet që ta fitonte këtë ndeshje edhe para nisjes, por që as posedimi e as gjuajtjet në drejtim të portës kundërshtare nuk i sollën pikë të plota katalunasve.

Mbrojtja e Espanyolit ishte shtrënguar mirë dhe nuk lejuan që treshja rrezikshme e Barcelonës, ajo që tashmë po njihet me akronimin MSN, të shënonte në asnjë moment.

Me këtë barazim, skuadra e Luis Enriques, mbetet në pozitën e parë të tabelës, me vetëm një pikë para Atletico Madridid në vendin e dytë dhe 3 pikë para Real Madridit në vendin e tretë.

Atletico, ndeshjen e xhiros se 18-te, e luan sonte kunder Levantes ne shtepi, ndersa Reali, neser do te kete udhetim te veshtire dhe do te ndeshet me Valencine.