Kurti, si Jabllanoviqi do të shkarkohet edhe Mustafa
02.01.2016 18:59
Rrëzimi i Qeverisë Mustafa do të nxjerr në rrugë sërish opozitën e bashkuar, më 9 janar...

Masiviteti që do të mbretërojë në këtë ditë do të jetë mjaftueshëm për t’i dhënë një mesazh pozitës që të jap dorëheqje ka deklaruar deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Ai thotë se protesta do të jetë paqësore, dhe opozita synon rrëzimin e qeverisë me metoda demokratike. Ashtu si u shkarkua Jabllanoviqi, ashtu do të shkarkohet edhe Mustafa, thekson Kurti.
