Shënohet viktima e parë e migrantëve këtë vit, një 2 vjeçarë është mbytur në ujrat greke

03.01.2016 12:28

Një fëmijë dyvjeçar, është mbytur pranë ishullit grek Aganosti, duke u bërë kështu viktima e parë mes migrantëve këtë vit...

Djali dyvjeçarë dhe 39 udhëtarë të tjerë ndodheshin në gomonen e mbingarkuar, e cila dje është përplasur me një shkëmb afër ishullit dhe është përmbysur.

Të gjithë migrantët janë shpëtuar, përveç djalit, ndërsa dhjetë nga të mbijetuarit janë hospitalizuar për shkak të hipotermisë. Gomonja, me të cilën kanë udhëtuar është nisur nga teherani në kushte të erës së fuqishme.

Mes të shpëtuarve është edhe nëna e djalit, ndërsa të gjithë migrantët e shpëtuar janë transferuar në portin Pitagorio në ishullin Samos. Ndryshe vala e migrantëve që transitojnë nëpër Maqedoni ka vazhduar edhe këtël vit.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në maqedoni kanë hyrë rreth 3 mijë migrant, por asnjë nga ata nuk kanë aplikuar për azil në Maqedoni.