Revoltë në Iran, pas ekzekutimit të klerikut Nimr në Arabi

03.01.2016 12:40

Prtotestuesit në Iran kanë sulmuar të shtunën ambasadën saudite në kryeqytetin iranian, në shenjë revolte pasi Arabia Saudite ekzekutoi klerikun shiit, Nimr el-Nimr, së bashku me 46 të dënuar të tjerë...

Policia Iraniane ka njoftuar për arrestimin e 40 protestuesve që kanë marrë pjesë në vënien e zjarrit ndaj ambasadës.

Poashtu në Bahrein policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit shiit në qytetin Sitra.

Ndërsa shiitët në londër kanë organizuar protesta para ambasadës së Arabisë Saudite, duke brohoritur Arabia do ta paguaj çmimin e lartë.

“Këtu jam të protestoj kundër vrasjes së sheikut el-Nimr dhe qeverisë saudite, e cila vazhdimisht viteve të fundit arreston njerëz të pavajshëm” – tha një protestues.

Kleriku Nimr u konsiderua si një terrorist nga Riadi zyrtar por për mbështetësit në Iran ishte mbrojtës i të drejtave të minoritetit shiit.  Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aytatollah Ali Khameni tha sot se Arabia Saudite do të përballet me “hakmarrje hyjnore”, ndërsa protestat në Teheran pritet të vazhdojnë.

Ndërkohë, reagime pas ekzekutime në Arabinë Saudite kanë ardhur edhe nga Iraku ku ekzekutimet janë dënuar nga figura të shquara fetare e politike.

Në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me ekzekutimin e Nimr el-Nimr, rasti i cili mund t'i rrisë grindjet sektare.

Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se është “thellësisht i tronditur” nga ekzekutimet e 47 të dënuarve në Arabinë Saudite. (Gyltene Sinani, TVM2)