Maqedonia u përfshi nga rreshjet e borës, bora zbardhi edhe Shkupin
Gjatë ditë së sotme pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga rreshjet e Borës...

Bora zbardhi edhe qendrat turistike Kodrën e diellit dhe Mavrovën, por edhe kryeqendrën e vendit, ndërsa rreshje më intensive janë regjhistruar në Kërçovë, Strazhë, Gostivar, Krushevë dhe Prilep.
Metereologët theksojnë se gjat javës do të ketë ngritjke të temperaturave por nuk do të mungojnë mrreshjet e shiut në dhe bores.
“Nga java e ardhëshme do të ketë rritje të temperaturave, por edhe rreshje kryesisht të shiut. Vetëm në zonat malore dhe zonat më të larta do të ketë kushte të rreshjeve të borës” – tha sinoptikanja, Dushanka Tanushevska.
Nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë njoftojnë se Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa por pa ndalesa dhe ngecje.
Nga lidhja automoto rekomandojnë te vozitësit kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, ku mund të paraqiten shembje të dheut.
