Irak, vriten 15 ushtarë 22 të plagosur
03.01.2016 14:16
Si rezultat i pesë sulmeve vetvrasëse në bazën ushtarake irakiane në veri të Bagdadit, janë vrarë së paku 15 pjesëtarë të forcave irakiane ndrësa së paku 22 të tjerë janë plagosur...

Zyrtarët e sigurisë thanë se dy nga sulmuesit i kanë shpërthyer eksplozivët e tyre tek porta perëndimore e Camp Speicher, një ish-bazë amerikane jashtë qytetit Tikrit.
Tre sulmues të tjerë i kanë shpërthyer eksplozivët e tyre në hyrje të bazës, në një pjesë ku shfrytëzohet për trajnim të policisë irakiane. Përmes një deklarate në internet, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Sulmi vjen disa ditë pasi forcat irakiane të sigurisë, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të drejtuar nga SHBA-të, kanë rimarrë kontrollin mbi qytetin Ramadi.
