Ukraina nga 10 Janari ndalon prodhimet ruse

03.01.2016 12:48

Ukraina ka njoftuar se që nga 10 janar do t’i ndalojë prodhimet ushqimore ruse që të hyjnë në vend...

Kjo është përgjigje e Kievit ndaj veprimeve të ngjashme nga Moska që kanë hyrë në fuqi nga data 1 janar. Sanksionet nga ana e Ukrainës që janë publikuar në faqen e inbternetit të qeverisë ukrainase, përfshijnë ndalimet për mishin, peshkun, produktet e qumështit si dhe pemët dhe perimet.

Rusia i ka ndaluar produktet ukrainase me 1 janar duke thënë se një veprim i tillë është i nevojshëm me qëllim të ruajtjes së tregut të brendshëm rus.

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes për tregëti të lirë në mes Ukrainës dhe BE-së, sipas Rusisë, mund të bëj që Ukraina, produktet ruse t'i transportojë për në Evropë pa paguar taksat doganore.

Një përpjekje e Rusisë për ta penguar Marrëveshjen e tregëtisë së lirë në mes të BE-së dhe Ukrainës, dështuan në vitin 2013. Aso kohe u shkaktuan protesta që çuan më pas në rrëzimin e presidentit pro-rus të Ukrainës.