Rriten subvencionet për zhvillimin e turizmit

03.01.2016 13:03

Më shumë turistë dhe zhvillim të sektorit turistik duhet të mundësojnë subvencionet e rritura për vendet e zhvilluara që vendi i jep për tërheqjen e turistëve të huaj....

Me masën, që hyri në fuqi më datën një të këtij muaji, për mysafirët të cilët vijnë me fluturim çarter nga Izraeli, Austria, Malajzia, Koreja Jugore, Italia, Franca dhe Spanja subvencionet rriten prej 25 në 65 euro për person. Për turistët nga Çekia, Sllovakia, Hungaria, Polonia dhe Rumania, megjithatë rritja është prej 25 në 35 euro, ndërsa më vonë do të arrijë deri 45 euro individualisht.

Nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit informojnë se është përpiluar Rregullorja në bazë të së cilës bëhet sistemimi i subvencioneve dhe se agjencitë turistike mund të qasen drejt lidhjes së marrëveshjeve me partner eventual nga shtetet për të cilat vlen rritja e subvencioneve.

Në pajtim me analizat e Qeverisë, me rritjen e subvencioneve do të krijohen kushte serioze që të sigurohen sa më shumë turistë nga këto vende, që do të kishte ndikim pozitiv në trendin e rritjes së vazhdueshme në sektorin turistik. Duke pasur parasysh se turistët e huaj kontribuojnë për rritjen e derdhjes devizore vlerësojnë se ky hap do të ishte i mirë si për agjencitë turistike vendore me rritjen e fitimit të tyre, ashtu edhe për rritjen e përgjithshme ekonomike të Maqedonisë.

Sipas të dhënave statistikore, numri i turistëve të huaj në tetë vitet e fundit është rritur për 100 për qind. Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se numri më i madh nga turistët e huaj e vizitojnë Shkupin, pas ç'ka vijojnë vendet turistike të liqeneve natyrore dhe artificiale, viset malore, banjat....

Në tetor të këtij viti në Maqedoni më të numërt kanë qenë turistët nga Turqia, Greqia dhe Serbia, ndërsa vend më i vizituar ka qenë Shkupi. Nga Turqia ka pasur 5.938, nga Greqia 4.824, ndërsa Serbia 3.199. Në kryeqytet në tetor ka pasur 21.477 turistë, me 42.851 bujtje.

Gjithsej në tetor numri i turistëve të huaj është rritur për 1,8 për qind, ndërsa bujtjet për 3,5 për qind. Në periudhën janar-tetor të viti 2015, sipas periudhës së njëjtë nga viti i kaluar, numri i turistëve është rritur për 10.1 për qind. Te turistët vendorë ka rritjen për 4,7 për qind, ndërsa te të huajt ka rritje për 14 për qind. Në periudhën janar-tetor të vitit 2015, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar numri i bujtjeve është rritur për 8,4 për qind. Te turistët vendor ka rritje për 5,6 për qind, ndërsa te të huajt për 12,5 për qind. (mia.mk)