Ajri i ndotur në Tetovë, Kërçovë dhe Shkup
03.01.2016 13:15
Ajri është i ndotur në Tetovë, Kërçovë dhe në Shkup. Koncentrime të larta të grimcave PM10 ka edhe në Veles...

Sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor koncentrimet më të larta të grimcave PM 10 janë në Tetovë 163 mikrogramë në metër kub, në Kërçovë 161, Qendër 157, Gazi Babë 146, Karposh 139, Lisiçe 122 dhe te Rektorati 107.
Në Veles janë matur 80 mikrogramë në metër kub grimca PM10. (mia.mk)
