Zgjidhet problemi me stazhin e rreth 400 bujqëve

03.01.2016 13:28

Nga fillimi i vitit kanë filluar që të vlejnë vendimet ligjore, të cilat mundësojnë që bujqëve në stazhin e tyre t'u llogaritet edhe koha e kaluar në sigurim, sipas Ligjit për sigurim moshe të bujqëve, i cili është zbatuar në periudhën prej vitit 1978 deri në vitin 1988, me qëllim që të mund ta plotësojnë kushtin prej minimum 15 vjet stazh pune që të realizojnë pension moshe...

Ligji parashikon që nëse personi i siguruar nuk ka stazh të plotë të vërtetuar të sigurimit pas 1 janarit të vitit 1989, për shkak të plotësimit të kushteve për realizimin e të drejtës së pensionit të moshës, t'i llogaritet edhe koha e kaluar në sigurimin sipas Ligjit për sigurim moshe të bujqëve, i cili është zbatuar  prej vitit 1978 deri në vitin 1988, nëse ka qenë i lajmëruar në sigurim dhe kontributi për atë sigurim është paguar në kohën derisa ka qenë valid ligji dhe nëse kryen pagesë të kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor për periudhë nga 1 janari i vitit 1989, deri në plotësimin e kushtit prej 15 vjetëve stazh të sigurimit po qe se ka qenë i lajmëruar në sigurim të domosdoshëm social pas 1 janarit të vitit 1989.

Vendimi ligjor është propozuar nga Qeveria në gusht të vitit të kaluar, pas së cilës ka hyrë në fuqi procedura kuvendore dhe është mbështetur nga deputetët. Me të krijohen mundësi ligjore që rreth 400 bujq individualë, të cilët kanë pasur problem me mungesë të stazhit të marrin pension të moshës.

Me Ligjin u dilet në vigjilje kërkesave të shoqatave dhe bujqëve, sindikatave dhe një numri të madh të qyetarëve, të cilët janë të përballur me këtë problem në pamundësi që të realizojnë pension moshe.

Me këtë masë Qeveria do të ndajë 34 milionë denarë në nivel vjetor.