Janë dhënë vërtetime 2.918 migrantëve

03.01.2016 13:35

Gjatë ditës së djeshme janë dhënë gjithsej 2.918 vërtetime shtetasve të huaj, prej të cilëve 1.108 janë të gjinisë mashkullore, 657 të gjinisë femërore, 1.137 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe 16 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e së drejtës së azilit...

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 1.178,  Irakut - 850 dhe Afganistanit - 890.

Në periudhën prej 00:00 deri në orën 24  më 2 janar të viti 2016, deri te Sektori për azil nuk është dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit. (mia.mk)