Vjedhje në Gostivar, janë marrë 13.5 mijë euro dhe flori
03.01.2016 13:47
Një person i panjohur dje në Gostivar nga shtëpia e pronarit A.Z. (32) ka kryer vjedhje, me ç'rast nga një arkë metali ka marrë 13.500 euro në monedha të ndryshme dhe flori në vlerë prej 15.400 euro...

MPB-ja kumtoi se kryerësi ka shfrytëzuar rastin që përmes derës së hapur ka hyrë në shtëpi dhe i ka marrë gjërat e lartpërmendura pas së cilës ka ikur nga vendngjarja, duke vjedhur kështu rreth 29.000 euro.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi ekspert i SPB-Tetovë, Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. (mia.mk)
