Tetovë, sulmohet fizikisht mjeku pediatër

03.01.2016 15:18

Është sulmuar fizikisht një mjek kujdestar në Spitalin Klinik në Tetovë nga ana e 25-vjeçarit N.S. nga fshati Shemshovë i cili kishte shkuar për ti dhënë ndihmë mjekësore fëmijës...

Siç njofton Ministria e punëve të brendshme mjeku pasi që e ka parë raportin mjekësor nga Kirurgjia dhe ka kërkuar që t`i sjellin udhëzimin, personi iu është drejtuar dhe fizikisht e ka sulmuar, dhe më pas ka hedhur nga byroja e punës së mjekut, kompjuterin dhe mjetet tjera të cilat i ka shpërndarë nëpër tokë, për të cilin mjeku përmes motrës kujdestare Q.J. e moshës 46 vjeçare ka kërkuar që të thirret sigurimin.

Por pasi e njëjta ka tentuar ta thirrur sigurimin, N.S edhe atë e ka sulmuar fizikisht dhe ka ikur nga vendngjarja. SPB Tetovë po punon për zbardhjen e tërësishme të rastit.