Borë në mbarë vendin
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, njofton Lidhja auto-moto e Maqedonisë...

Borë bie në Unazën Shkupi, Petrovec, Kulla, Veles, Tetovë, Kodër të Diellit, Dellçevë Smojmirovë, Resnjë, Zheleznec, Strumicë, Pavleshenc, Stracin, Kërçovë, Gostivar, Krushevë, Prilep, Strazhë, Makedonski Brod, Gjavatë, Bukovë, Pletvar, Presekë, Mavrovë.
Mbulesë dëbore ka në Mavrovë prej 6 centimetrave, Krushevë 4 dhe në Tetovë, Llazaropole dhe Berovë nga 3 centrimetra.
Nëpër rrugë ka mbetje të borës edhe pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimin kufitar Deve Bair pritet rreth 15 minuta për dalje nga vendi, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. (mia.mk)
