Meksikë, vritet kryebashkiakja e posaemëruar
Është vrarë Kryebashkiakja e porsaemëruar në qytetin meksikan të Temikos, Gisela Mota...

Ajo zyrtarisht mori detyrën me ardhjen e vitit të ri të premten. Gazeta e Meksico Cityt, “EL Universal”, thotë se ajo u sulmua në shtëpinë e saj nga katër persona të armatosur.
Policia lokale më pas ka arrestuar dy sulmuesit e dyshuar, ndërsa dy të tjerë i ka vrarë, shkruan në deklaratën e lëshuar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Morelos. Deklarata nuk ka dhënë detaje tjera për sulmin.
Disa kryebashkiakë janë vrarë vitin e kaluar në Meksikë, ku grupe të armatosura të financuara nga droga kontrollojnë shumë komunitete lokale.
Temixco, që gjendet rreth 100 km në jug të Meksiko Sityt, ka një popullatë prej rreth 100 mijë banorësh. Mota, një ish-anëtare federale e Kongresit, i përkiste partisë majtiste të Revolucionit Demokratik.
