Gruevski, do të dorëhiqem para 15 Janarit

03.01.2016 15:52

Kryeminsitri aktual Nikolla Gruevski konfirmon se para 15 janarit do të dorëhiqet, që ashtu siç parasheh marrveshja e Përzhinos më 15 janar të mund të zgjidhet qeveria për realizimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare...

Por ai nuk bëri të ditur se kush do të marr postin e kryeminsitrit deri në Zgejdhje.

“Në përputhje me atë që jemi marr vesh më 15 janar do të zgjidhet qeveria e re me kryetar për realizimin e zgjedhjeve. Paraprakisht gjithsesi do të pasojë dorëheqja ime, por për atë se kush do të jetë kryetar i qeverisë për realizimin e zgjedhjeve do të publikohet pasi partia VMRO-DPMNE do të sjell vendim” – tha kryeministri, Nikolla Gruevski.

I pyetur të komentoj dhënien e letërnjoftimeve të lëshuara nga MPB për  banorët e Pustecit të cilët udhëhiqen me adresa në komunën qendër, Gruevski tha se aktualizimi i kësaj çështjeje është një tentim i LSDM-së për të mjegulluar zbulimin e fabrikës për falcifikim të letërnjoftimeve.

“Me këto gjëra që tani i nxjerr LSDM nëpërmjet MPB-së praktikisht parasëgjithash dëshirohet të arrihet efekt i mjegullimit të fakteve për gjetjken e një fabrike të tër për falcifikim të letërnjoftimeve, falcifikim të pasaportave, falcifikim të dokumenteve për transaksione bankare dhe të ngjashme, me të cilat synohej kompromitimi i personaliteteve të larta politike, që janë kundërshtarë të LSDM-së, por edhe të kryhen aktivitete kriminale duke shfrytëzuar aparaturë të atillë dhe falcifikim” - deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.

Por Sipas Gruevskit prokuroria arriti të zbulojë një punë të madhe kriminale ku janë ët përfshira struktura të larta të LSDM-së. Sa i përket asaj se çfar do ti thot Eurokomesarit Han gjat vizitës në Shkup, sa i përket mospërmbushjes së marrveshjes së Përzhinos, e sidomos mosarritjes së marrëveshjes për mediat, Gruevski tha se do të prononcohet pas takimit me eurokomesarin. (Naim Sinani, TVM2)