Ndalesë për qarkullim të automjeteve transportuese në Strazhë dhe Mavrovë
Në viset malore Strazhë dhe Mavrovë për shkak të reshjeve të borës në mënyrë parandalueseështë vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të borës nëpër rrugët në viset më të larta të malore.
Borë me intensitet më të dobët bie në Tetovë, Kodër të Diellit, Dellçevë Smojmirovë, Resnjë, Zheleznec, Strumicë, Pavleshenc, Makedonski Brod, Gjavatë, Bukovë, Pletvar, Presekë, Mavrovë.
Reshje me intensitet më të fuqishëm ka në Kërçovë, Gostivar, Krushevë, Prilep dhe Strazhë.
Nëpër rrugë ka mbetje të borës edhe pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. (mia.mk)
