Chelsea fillon fuqishëm në 2016
03.01.2016 16:48
Kampioni i Premier Ligës ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2016, duke fituar me rezultat prej 0 me 3 si mysafir i Crystal Palace...

Skuadra e Guus Hiddink golin e parë në këtë takim e arriti në minutën e 29’, kur Oscar shënon pas një asistimi nga Diego Costa.
Në pjesën e dytë Oscar asiston për Willianin në minutën e 60’, për të dyfishuar epërsinë.
Gjashtë minuta më vonë Willian asiston për sulmuesin spanjoll, Diego Costa, i cili shënon për rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore Chelsea ngritet për dy pozita në tabelën e klasifikimit.
