Kumanovë : Shpërthim i fuqishëm në një pusetë të “gazsjellësit“
Rreth ora 04.00 të mëngjesit të sotëm është shkaktuar një shpërthim i fuqishëm në një pusetë prej betoni të NP “ Kumanovagaz” në Kumanovë, duke shkaktuar panik tek qytetarët e zonës afër Palestrës së sporteve ku edhe ka ndodhur rasti...

SPB e Kumanovës ka dalur me një kumtesë për opiniopn në të cilën pos tjerash thuhet: “Sot, rreth orës 04.00 të mëngjesit , në Bulevardin “ Revolucioni i Tetorit “ në Kumanovë , përballë Palestrës së sporteve është shkaktuar një eksplodim i fortë. Më tej në kumtesë njohtohet se në vendin e ngjarjes kanë dalur Prokurori publik nga Prokuroria publike themelore e Kumanovës , ekipi i hetues i SPB të Kumanovës dhe pjestarë profesionist nga Sektori për antiterrorizëm pranë MPB. Me këtë rast është konstatuar se eksplodimi është shkaktuar në pjesën e poshtme të pusetës prej betoni të gazsjellësit të qytetit. Në të vërtetë , tash për tash, person i panjohur ka hedhur një mjet piroteknik në afërsi të pusetës me çrast , nga sasi të lejuara të lëshimit të gazit ka ardhur deri te eksplodimi i fuqishëm. Nga vendi i njgjarjes janë marrur mbeturinat e djegura nga mjeti piroteknik. Nga eksplodimi i shkaktuar nuk ka të lënduar, por vetëm dëm material në pousetën e NP “ Kumnovagaz”. Nga ana e Prokurorit publik është konstatuar , se bëhet fjalë për vepër penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“.
SPB e Kumanovës intensivisht po punon në gjetjen e autorit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.
